UEFA ul çmimet e biletave për Kupat e Europës

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA ul çmimet e biletave për Kupat e Europës

“UEFA” ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimet e biletave për tifozët e skuadrave udhëtuese në kompeticionet e organizuara prej saj. Sipas njoftimit të bërë publik sot, ky vendim tregon përkushtimin e “UEFA”-s për ta bërë futbollin kontinental sa më të prekshëm dhe të favorshëm ekonomikisht për të gjitha  tifozeritë. Vendimi që është miratuar nga Komiteti i Kompeticioneve “UEFA” për klube, nxjerr në pah rolin thelbësor që kanë tifozët, për të krijuar atmosferën emocionuese që karakterizon “UEFA Champions League”, “UEFA Europa League” dhe  “UEFA Conference League”.  Sipas njoftimit: “UEFA u është mirënjohëse tifozëve që ndjekin skuadrat e tyre gjatë transfertave të rëndësishme dhe synon t’i bëjë këto ndeshje larg shtëpisë, sa më të bukura dhe ekonomikisht të arritshme, UEFA synon të mbrojë dhe të ruajë këtë aspekt unik të kulturës futbollistike Europiane”.  Sa i takon çmimeve për edicionin 2024/2025, çmimi maksimal për tifozët udhëtues në “Champions League; do të jetë 60 euro, 40 euro në  “ Europa League” dhe 20 euro në “Conference League”. Këto çmime do të ulen edhe më tepër në sezonin 2025/26, kur për “Champions” maksimumi do të jetë 50 euro, 35 euro në “Europa League” dhe po 20 euro për ndeshjet e  “Conference League”. Politikat për uljen e çmimeve morën jetë që në sezonin e kaluar, kur për ndeshjet e “Champions” paguheshin 70 euro, 45 në “Europa League dhe 25 euro për ndeshjet e “Conference League”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE