ZYRTARE/ Ballkani konfirmon largimin e Ilir Dajës, gati prezantimi te Dinamo!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ZYRTARE/ Ballkani konfirmon largimin e Ilir Dajës, gati prezantimi te Dinamo!

lir Daja nuk është më trajner i Ballkanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Tashmë pritet vetëm prezantimi i Dajës te Dinamo.

Postimi i plotë:

Faleminderit Ilir Daja!

Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Faleminderit kampion!
#FCBallkani

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE