Abuzimi me qentë endacakë, a ka ligje që mbrojnë kafshët nga dhuna?! Kostandin Puleri flet për përpjekjet dhe iniciativat e Bashkisë së Tiranës!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Abuzimi me qentë endacakë, a ka ligje që mbrojnë kafshët nga dhuna?! Kostandin Puleri flet për përpjekjet dhe iniciativat e Bashkisë së Tiranës!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qene Kostandin Puleri, Përgjegjës i Sektorit të Veterinarisë.  Ai ka folur më shumë lidhur me rastet e abuzimit me qentë endacakë ne Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Kostandin tregon për masat që merren në të tilla rastesh, por dhe çfarë mund të bëjmë për këto kafshë…

A ekziston një ligj që dënon njerëzit nëse abuzojnë me kafshët endacake?

Në vendin tonë ka njerëz që e kanë problem bashkëjetesën me kafshët. Ka një ligj të kodit penal që qartëson se çdo person që keqtrajton kafshët dënohet me 6 muaj burg.

Pse vazhdon të shtohet numri i kafshëve endacake?

Problemi më i madh janë kafshët e braktisura, ato përbëjnë numrin më të madh të kafshëve endacake. Këto, normalisht, fillojnë si pasojë e pronarëve të papërgjegjshëm. Këto kafshë kanë pasur pronarë që fillimisht i kanë marrë si pjesëtarë të rinj të familjes dhe për arsye të ndryshme i kanë konsideruar thjesht si një dhuratë, por nuk është ashtu. Çdo kafshë e ardhur në shtëpinë tonë nuk konsiderohet vetëm si një pjesëtar familjeje tashmë, por duhen marrë parasysh edhe shpenzimet ekonomike të tjera si ushqyerja, pastrimi dhe vizitat veterinare. Fatkeqësisht duhet të them se nuk respektohet aspekti i sjelljes së kafshës në strehë.

Çfarë ndodh nëse kafshët e sjella në strehat e bashkisë nuk birësohen?

Nuk ka një ligj të përcaktuar që paracakton qëndrimin e kafshëve në strukturat akomoduese. Ne bëjmë më të mirën që të gjejmë një familje të përshtatshme për t’i akomoduar ato, por nëse nuk gjendet, ato do të qëndrojnë me ne.

A vazhdon më fushata e mëparshme e sterilizimit të kafshëve endacake?

Deri në majin e vitit të kaluar, politika ka qenë “Trap, Neuter, Return”, që do të thotë, t’i kapim këto kafshë, t’i trajtojmë për parazitët, t’u administrohen vaksinat përkatëse, t’i sterilizojmë dhe më pas t’i lëshojmë në habitatin ku u morën. Kjo nuk lejohet nga politikat e Bashkimit Europian dhe kërkohet që të qëndrojnë në strehë të caktuara.

Si duhet t’i edukojmë fëmijët që të mos jenë agresivë ndaj kafshëve endacake?

Kjo vlen jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit që janë rritur me një frymë negative kundrejt kafshëve. Kafsha ekziston nëpërmjet instinktit të vetëmbrojtjes. Kur goditet, reagon. Nuk e di pse mungon në vendin tonë, por vullneti për të mbrojtur kafshët është i dobët. Fushata të ndryshme, si ato që organizohen nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, ku unë bëj pjesë, tregojnë se si duhet të kujdesemi për kafshët, si të sillemi, si t’i ushqejmë dhe si t’i edukojmë.

Çfarë duhet të dimë për sigurinë e kafshëve në rrugë?

Për sa kohë kafsha nxirret në ambiente publike, duhet të respektohen disa rregulla dhe masa administrative nga qytetarët, sepse ato janë në natyrë sensibilizuese. Për shembull, nuk mund t’i lëshoni kafshët në një ambient ku ka fëmijë ose ku ka qytetarë, të paktën në mënyrë të vullnetshme. Duhet maskë goje për disa raca të caktuara si Doberman, Pitbull dhe Rottweiler, raca të cilat kanë tendenca territoriale dhe reagojnë për t’i mbrojtur ato.

Çfarë masash ka për ndeshjet me qen?

Ligji i parë që përmendëm ka edhe një pjesë tjetër të tij ku flet për këto ndeshje. Raca Pitbull, fatkeqësisht, përdoret për ndeshje midis dy individëve të ndryshëm. Kjo është absurde, nuk ka si të ndodhë dhe duhet të dënohet nga ligji me patjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE