Aktori Colin Farrell publikon për herë të parë djalin e tij me aftësi të kufizuara!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori Colin Farrell publikon për herë të parë djalin e tij me aftësi të kufizuara!

Aktori i famshëm i Hollivudit Colin Farrell, për herë të parë ka publikuar një video në Instagram me djalin e tij James i cili është me aftësi të kufizuara. Ai foli për djalin 20 vjeç, i cili vuan nga sindroma Angelman, një çrregullim gjenetik që prek kryesisht sistemin nervor. James u diagnostikua për herë të parë në moshën 2 vjeç e gjysmë me këtë sindromë dhe Farrell ka krijuar edhe një fondacion në mbështetje të njerëzve me aftësi të kufizuara.

“Ai u diagnostikua gabimisht me paralizë cerebrale, një patologji që kufizon shumë aftësi tek njerëzit e prekur”, tregoi ai në një intervistë për revistën “People”. Është hera e parë që aktori irlandez flet për gjendjen e djalit të tij, duke shtuar se “e vetmja arsye që po flas është sepse nuk mund ta pyes James nëse dëshiron”. Farrell tha se i biri do të thoshte: “Babi, për çfarë po flet? Pse më pyet mua? Kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë këtë. E gjithë kjo është për James, është e gjitha për nder të tij”-tha aktori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63986 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE