Çelsi, Sanço është gati: E njoh Mareskën, jam optimist

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çelsi, Sanço është gati: E njoh Mareskën, jam optimist

Xhejdon Sanço ka folur për përvojën e re te Çelsi i Londrës.

Ai ka deklaruar se e njeh mirë trajnerin Enco Mareska dhe se është optimist se gjërat do shkojnë mirë tek “Blutë”.

“Trajneri Mareska- Natyrisht e kam njohur që tek Mançester Siti, kur ai i punonte me Pep Guardiolën.

Unë kam ardhur për të ndihmuar që skuadra të performojë sa më mirë. Shpresoj të kem sukses” – tha ai.

Xhejdon Sanço ka veshur më parë edhe fanelat e Borusia Dortmund dhe Mançester Junajtid. 24 vjeçari me origjinë nga Xhamajka është huazuar deri në fund të sezonit nga “djajtë e kuq” tek ekipi londinez. Kontrata e parashikon huazim me detyrim blerje të kartonit për 30 milionë euro, nëse plotësohen kushtet e paracaktuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63969 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE