Karta digjitale e vaksinimit, Rama: Shërbim i rëndësishëm tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Karta digjitale e vaksinimit, Rama: Shërbim i rëndësishëm tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/09//karta-digjitale-e-vaksinimit-rama-sherbim-i-rendesishem-tashme-i-aksesueshem-permes-e-albania.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim një në Facebook, teksa njofton shërbimin e ri për qytetarët.
Tashmë përmes e-Albania mund të merret karta e vaksinimit për fëmijët deri në 7-vjeç.
“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania.
Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar”, shkruan Rama.