Masakrimi nga motrat Berisha, reagon për herë të parë babai i Klea Prengës

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masakrimi nga motrat Berisha, reagon për herë të parë babai i Klea Prengës

Ngjarja e dhunshme mes Klea Prengës dhe motrave Antonela dhe Mariela Berisha, e cila ka tronditur opinionin publik, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, babai i Kleas ka dhënë një deklaratë për emisionin “People” në Euronews Albania, duke ndarë detaje rreth asaj që ka ndodhur dhe gjendjes aktuale të vajzës së tij.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati” , tha ai, duke shtuar se Klea nuk është ende e gatshme për të dhënë deklaratën e saj publike.

Ai shtoi se goditja që Klea ka marrë i ka prekur nervin e buzës së sipërme, duke e lënë të mpirë.

Babai i Kleas bëri thirrje për drejtësi dhe shprehu besimin se ligji duhet të veprojë ndaj atyre që e kanë shkelur atë. “Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë,” theksoi ai.

Ndërkohë, avokati i pranishëm në studio konfirmoi se motrat Berisha janë akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje.” Ai nënvizoi se shishja e përdorur gjatë sulmit ndaj Kleas mund të kishte shkaktuar pasoja fatale.

“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën,” tha avokati, duke ilustruar rrezikshmërinë e situatës.

Ngjarja vazhdon të jetë në hetim nga autoritetet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63990 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE