Mbi 7 minuta ovacion, filmi që bëri namin në Fesivalin e Venecias!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 7 minuta ovacion, filmi që bëri namin në Fesivalin e Venecias!

Në edicionin e 81-të të Festivalit të Filmit në Venecia u shfaq filmi i ri i regjisorit Justin Kurzel i titulluar “The Order”. Ky është një film i bazuar në librin “The Silent Brotherhood” nga Kevin Flynn dhe Gary Gerhardt.

“The Order” flet rreth një agjenti të FBI-së, i luajtuar nga Jude Law, i cili po ndjek një grup supremacist, të njohur si “The Order”, i cili ishte aktiv në Shtetet e Bashkuara në vitet 1980. Në të luajnë Jude Law, Nicholas Hoult, Tye Sheridan, Jurnee Smollett dhe Marc Maron.

Në vitin 1983, një agjent i FBI-së me bazë në Idaho vëren një model në grabitjet e fundit të bankave, operacionet e falsifikimit dhe vjedhjet e makinave të blinduara. Ai përpiqet të provojë se kjo nuk është vepër e një njësie tradicionale të krimit të organizuar, por një grup radikal me liderin karizmatik Bob Mathews (Nicholas Hoult), thuhet në një përmbledhje të filmit.

“The Order” mori një ovacion të madh nga publiku në festival që zgjati rreth 7 minuta. Law dhe Hoult patën një praktikë të pazakontë gjatë realizimit të filmit për ta bërë sa më të besueshëm rivalitetin e tyre në ekran. Aktorët në jetën reale, gjatë pushimeve nga xhirimet, nuk flisnin fare me njëri-tjetrin për të ruajtur tensionin në film.

Kurzel gjithashtu zbuloi gjatë konferencës për shtyp se Law ishte udhëzuar të përndiqte Hoult për një ditë pa e ditur ai se po e bënte dhe ai ia doli. Duket se vendimi i tyre dha rezultat, pasi filmi aktualisht po merr, përveç ovacioneve, edhe vlerësime të shumta nga kritika.

Jude Law and Nicholas Hoult get a 7-minute standing ovation at Venice for #TheOrder, one of the biggest at the festival. https://t.co/VvYSGQWjAJ pic.twitter.com/z0Izr9XkmV

— Variety (@Variety) August 31, 2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64263 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE