Mungesat në Kombëtare, Hysaj Kapiten në dy ndeshjet e radhës

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungesat në Kombëtare, Hysaj Kapiten në dy ndeshjet e radhës

Elseid Hysaj pritet të mbajë shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e radhës së Kombëtares.

Kuqezinjtë do të kenë përballë Ukrainën dhe Gjeorgjinë më 7 dhe 10 shtator, në kuadër të Nations League. Ekipi ka nisur zyrtarisht grumbullimin ku u zhvillua edhe seanca e parë stërvitore ditën e djeshme.

Lista e tanishme ka ngjallur shumë reagime me pensionimin e Gjasulës, mbetjen jashtë të lojtarëve si Etrit Berisha, Ernest Muçi si dhe dëmtimet e Armando Brojës e Berat Gjimshitit. Me mungesën e këtij të fundit, Shqipëria mbetet ‘pa kapiten’ zyrtar në këto dy sfida, ndërsa s’do të kemi as kapitenin e dytë që ishte portieri Berisha.

Në këtë mënyrë, sipas edhe emrave në listë, i treti në rradhë është Elseid Hysaj i cili do të jetë kapiteni zyrtar në këto ndeshje dhe do të mbajë shiritin nëse do të zbresë në fushën e lojës. Pas Hysajt, në rradhë janë Amir Abrashi, Rey Manaj e Thomas Strakosha dhe ky i fundit ka gjasat më të mëdha për të mbajtur shiritin pasi Hysaj e Abrashi kanë një rivalitet të fortë në pozicionet e tyre, ndërsa Manaj është rikthyer së fundmi në ekipin kuqezi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE