Në një lidhje dashurie, Erjola Doçi zbulon mashkullin që i ka vjedhur zemrën
E njohur për personalitetin e saj të fortë në “Big Brother VIP 3,” moderatorja Erjola Doçi ka bërë një deklaratë të papritur mbi jetën e saj private gjatë një interviste në emisionin “Wake Up.”
Ndërsa moderatorët e emisionit e ngacmuan në lidhje me statusin e saj romantik, Erjola pranoi se ka nisur një fazë të re romantike, duke u shprehur: “Jam në një njohje, por kaq mund të them”.
Pavarësisht se nuk zbuloi shumë detaje për romancën e re, Erjola ndau me publikun disa mendime të saj për mashkullin ideal. Ajo rrëfeu se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit për karakteristikat e një partneri. “Më parë, kisha disa karakteristika të fiksuara se si doja të ishte ai, por tani nuk kam më një vizion të qartë. Ajo që më intereson më shumë është energjia mes dy personave, një lloj ndjenje që ose ndodh, ose nuk ndodh. Dua të dashurohem sërish, të ridashurohem pa kushte,” tha ajo.
Duke diskutuar për preferencat e saj, Erjola zbuloi se ka kaluar nga pëlqimi për ‘bad boys’ drejt një interesimi më të madh për njerëzit akademikë.
“Kam filluar të pëlqej njerëzit akademikë, sepse mendoj se me ta mund të ndërtohet diçka më serioze dhe më e qëndrueshme,” deklaroi moderatorja. “Preferoj që dikush të më hyjë në tru më parë, se sa në zemër.”
Kur biseda u kthye në mundësinë e një lidhjeje me një burrë nga politika, Erjola nuk e mbajti mendimin e saj për vete. “Jo, me thënë të drejtën, ata janë mafia e vërtetë. Nuk do të më pëlqente,” u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.