Shifra rekord, 6,4 miliardë dollarë të shpenzuara për 11.000 transferime nga klubet në merkato!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shifra rekord, 6,4 miliardë dollarë të shpenzuara për 11.000 transferime nga klubet në merkato!

Menjëherë pas përfundimit të merkatos në fund të muajit Gusht, FIFA ka publikuar edhe shifrat zyrtare të transferimeve nga klubet në të gjithë botën.

Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë shënuar shifra rekordesh në tregun e transferimeve, sa i përket futbollit të meshkujve.

Plotë  6,4 miliardë dollar për afro 11.000 transferime në të gjithë botën, janë regjistruar nga klubet deri në këtë periudhë të vitit, një rekord absolut ky për tregun e transferimeve. Më shumë para janë “hedhur” nga klubet angleze, të cilat ndiqet nga ato Braziliane e portugeze. Rritje ka pësuar edhe transferimet në futbollin e femrave, pasi janë shpenzuar 6,8 milionë dollar, për 1.100 transferime, gati dy here më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më pare.

Sinjale pozitive këto, që tregojnë vërtet shumë, për periudhën e vështirë financiare, që e gjithë bota po kalon, e cila padyshim prek edhe botën e futbollit.

Top 10 vendet që shpenzuan më shumë për transferimet ndërkombëtare vitin e kaluar janë si më poshtë:

Vendi:

Harxhimet për transferime
1
Anglia/ 2,956 miliardë dollarë
2
Franca/ 991 milionë dollarë
3
Arabia Saudite/ 970 milionë dollarë
4
Gjermania/ 850 milionë dollarë
5
Italia/ 757 milionë dollarë
6
Spanja/ 469 milionë dollarë
7
Holanda/ 318 milionë dollarë
8
Portugalia/ 269 milionë dollarë
9
Türkiye/ 260 milionë dollarë

10
Belgjika/ 241 milionë dollarë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE