Trajneri i Rubin Kazan: Daku ka luajtur me injeksione

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Rubin Kazan: Daku ka luajtur me injeksione

Mirlind Daku nuk u ftua nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit, zgjedhje kjo e trajnerit Sylvinho. Por duket se vendimi ka ardhur jo vetëm sepse sulmuesi nuk do të mund të luante ndeshjen e parë për shkak pezullimi, por edhe për shkak të gjëndjes jo të mirë.

Që Daku nuk është në formën më të mirë të mundshme e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov.

“Daku po luan me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm te ne, i jam shumë falënderues për atë që po bën. Tani ai do të ketë pak kohë pushimi, i duhej me patjetër që të rikuperohej”, tha Rakhimov.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64094 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE