Ukraina me centralin më të madh bërthamor në Evropë

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina me centralin më të madh bërthamor në Evropë

Ukraina ka nevojë urgjente për të ndërtuar centrale bërthamorë për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50 për qind të kapaciteteve të Ukrainës për prodhimin e energjisë që nga fundi i marsit.

Ndërsa vendi përballet me një krizë të madhe energjetike, Ukraina i është drejtuar kompanisë amerikane energjetike Westinghouse, për ndihmë në zhvillimin e reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së ardhshme, që do të plotësojnë nevojat e saj për energji elektrike.

Përpara agresionit të Rusisë në vitin 2022, energjia bërthamore plotësonte gjysmën e nevojave të Ukrainës, dhe Kievi varej nga Moska për karburant dhe shërbime bërthamore. Lufta i dha fund kësaj varësie dhe tregtisë mes dy vendeve.

“Situata e burimeve energjetike të Ukrainës ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga pushtimi i centralit bërthamor të Zaporizhia, pushtimi i pothuajse një të tretës së infrastrukturës së energjisë së gjelbër dhe shkatërrimi i një pjese të madhe të aftësive të prodhimit të energjisë termike”, tha Stanislav Ignatiev nga Shoqata Ukrainase e Energjisë së Rinovueshme.

Në centralin bërthamor Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore, punonjësit po ndërtojnë dy reaktorë të rinj bërthamorë me ndihmën e gjigantit amerikan të energjisë, Westinghouse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE