Vendi për turizëm në vjeshtë/ CNN e rendit Shqipërinë në mesin e 6 destinacioneve ideale për të vijuar pushimet!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Vendi për turizëm në vjeshtë/ CNN e rendit Shqipërinë në mesin e 6 destinacioneve ideale për të vijuar pushimet!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/09//vendi-per-turizem-ne-vjeshte-cnn-e-rendit-shqiperine-ne-mesin-e-6-destinacioneve-ideale-per-te-vijuar-pushimet.jpg)
Rrjeti prestigjioz amerikan, CNN e rendit Shqipërinë ndër 6 destinacionet ideale për turistët e vjeshtës.
Në një artikull dedikuar atyre që pëlqejnë udhëtimet në periudhën shtator-tetor, CNN sugjeron Parqet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Santa Fe, Nju Meksikon, Japoninë, dhe Disney World, si vendet perfekte për pushime, duke shmangur fluksin e verës.
“Turmat pakësohen, çmimet në disa destinacione ulen nga tarifat e sezonit të pikut dhe biletat e fluturimit bien ndjeshëm me ardhjen e vjeshtës”, thuhet në artikull
Prestigjiozja amerikane nënvizon faktin se ata që pëlqejnë detin kanë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të bukura, por për periudhën shtator -tetor, sugjerohen Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër i Vjosës.
“Nëse doni të shkoni në një nga destinacionet më të njohura evropiane, vjeshta do të jetë akoma më e lirë se vera”, thuhet në artikullin e CNN, ku theksohet gjithashtu se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë, duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore.