Parashikimi i motit, e mërkurë 4 shtator 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti nis i kthjellët e më pas pritet shtim gradual i vranësirave mesatare që hera-herës do të jenë deri të dendura në relievet kodrinore-malore ku dhe do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e me intensitet të ulët. Në relievet e larta malore e në zonat luginore pranë tyre, në periudha tepër afatshkurtra këto reshje janë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era fryn me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi 4-5 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/36
Diell re
Kukës
17/34
Diell re pak shi
Lezhë
22/35
Diell re
Dibër
17/32
Diell re pak shi
Durrës
23/36
Diell re
Tiranë
23/35
Diell re pak shi
Elbasan
22/35
Diell re pak shi
Berat
20/35
Diell re pak shi
Vlorë
22/33
Diell re
Korçë
18/30
Diell re pak shi
Gjirokastër
17/33
Diell re pak shi
Sarandë
23/33
Diell re