Sërish viktima nga sulmet e reja ruse në Ukrainë!

vovalbania September 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish viktima nga sulmet e reja ruse në Ukrainë!

Zyrtarët ukrainas në Kiev dhe në disa rajone të tjera në Ukrainë raportuan për sulme raketore e me dronë, të nisura prej mesnatës deri sot në mëngjes. Si pasojë e tyre u vranë të paktën shtatë persona. Për sulmet e reja mësohet vetëm një ditë pas goditjeve më vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në vitin 2022. Të paktën 51 vetë mbetën të vrarë në një qendër ushtarake të trajnimit në rajonin qendror të shtetit.

Drejtuesit e administratave ushtarake në Kiev e Lviv, në lindje, si dhe një zyrtar në Krivih Rih kanë paralajmëruar se disa raketa lundruese u detektuan kur u hodhën drejt qendrave të populluara. Shpërthimet u dëgjuan në tre qytete të Ukrainës.

Në Lviv, shefi i administratës ushtarake, Maksym Kozytskiy bëri të ditur se tre persona janë vrarë dhe të paktën 25 të tjerë mbetën të plagosur. Në Krivih Rih, në qendër të Ukrainës, politikani vendas Oleksandr Vilkul deklaroi se pesë persona janë plagosur, por asnjë prej tyre nuk është lënduar rëndë.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas po merren edhe me sulmet e një dite më parë në qytetin e Poltavës e që vranë dhjetëra persona. Guvernatori i këtij rajoni, Filip Pronin tha se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se do të nisin hetime në lidhje me shkaqet. Pak pas sulmit u bënë shumë kritika teksa u raportua se kadetët ishin mbledhur në një ambient të jashtëm për një ceremoni diplomimi. Duket se Rusisë iu ofrua mundësia për t’i shënjestruar.

Vladislav Seleznev, një analist ushtarak ukrainas dhe njëherazi ish-zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas nuk ka dyshime se Kremlini është fajtor për sulmin, por shtoi se duhet kuptuar qartë dhe përgjegjësia e Kievit.

Zelensky i ka vazhduar thirrjet ndaj Perëndimit që ta furnizojnë Kievin me sisteme për mbrojtje ajrore dhe me raketa me rreze të gjatë, siç theksoi “për të mbrojtur shtetin ukrainas kundër terrorit rus”.

Fatkeqësisht, çdo ditë vonesë nënkupton më shumë jetë të humbura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE