Zgjedh Shqipërinë, ja ku po i kalon pushimet aktori i njohur turk
Kur vjen puna për të zgjedhur një destinacion për pushime, aktori turk Erkan Petekkaya shpesh ka një vend të preferuar: Shqipërinë.
Këtë verë, ylli i serialeve turke ka vendosur të kalojë disa ditë në vendin tonë, duke ndarë momente të veçanta nga Tirana dhe Vlora në rrjetet sociale.
“Njerëzit janë po aq të mrekullueshëm sa edhe qyteti,” ka shkruar Petekkaya në një nga postimet e tij, duke shprehur dashurinë e tij për mikpritjen dhe atmosferën e Shqipërisë.
Mesazhi i tij ka ngrohur zemrat e shumë ndjekësve shqiptarë, të cilët e konsiderojnë atë një figurë të dashur përmes roleve të tij në seriale të famshme si “DILA.”
Kjo nuk është vizita e tij e parë në Shqipëri; Petekkaya ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin tonë edhe në vitin 2019, duke shëtitur gjithashtu dhe në Kosovë. Duket se aktori ka krijuar një lidhje të veçantë me rajonin, duke vlerësuar bukuritë dhe kulturën e tij unike.