Humbi 279 miliardë dollarë brenda 24 orëve, rasti i kompanisë së njohur për prodhimin e çipave të IA!
Vlera e tregut e prodhuesit të çipave të inteligjencës artificiale (IA), Nvidia, ka rënë me 279 miliardë dollarë gjatë kësaj jave, konkretisht ditën e martë. Asnjëherë më parë një kompani amerikane nuk ka humbur kaq shumë vlerë tregu brenda një dite. Analistët e interpretuan këtë si shenjë se investitorët po bëhen më të kujdesshëm në lidhje me teknologjitë që lidhen me inteligjencën artificiale.
Inteligjenca artificiale ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në tregjet e aksioneve amerikane këtë vit. Nvidia prezantoi parashikim tremujor javën e kaluar që nuk përmbushi pritjet e larta të investitorëve.
Çmimi i aksionit të Nvidias ra me pothuajse 10 për qind. Ishte goditje për investitorët pasi çmimi i aksionit të Nvidias pati vetëm rritje që nga fillimi i vitit 2023 – në vazhdën e zhurmës për inteligjencës artificiale. Në qershor të këtij viti, Nvidia kaloi Microsoftin për t’u bërë kompania më e vlefshme në botë.
Por me humbjet e fundit, Nvidia ka zbritur sërish në vendin e tretë – duke mbetur prapa Apple-it dhe Microsoft-it që renditen në vendin e dytë përkatësisht të parë. Hera e fundit që një kompani pati humbje të ngjashme ishte Meta, e cila në fillim të shkurtit 2022 humbi 232 miliardë dollarë.