Parashikimi i motit, e enjte, 5 shtator!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët dhe më pas me alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në intervale të shkurtra kohore në lindje, reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/35
Diell re
Kukës
15/33
Diell re shi
Lezhë
19/34
Diell re
Dibër
15/33
Diell re shi
Durrës
20/34
Diell re
Tiranë
21/35
Diell re pak shi
Elbasan
19/34
Diell re shi
Berat
20/35
Diell re
Vlorë
19/34
Diell re
Korçë
15/30
Diell re shi
Gjirokastër
17/34
Diell re
Sarandë
19/34
Diell re