Alketa Vejsiu për dorëheqjen e Alfred Pezës: “Prisje koka sipas qejfit”

vovalbania September 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alketa Vejsiu për dorëheqjen e Alfred Pezës: “Prisje koka sipas qejfit”

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Pasi lajmi u publikua sot, Alketa Vejsiu ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se sot është një ditë shumë e gëzuar për të.

Moderatorja ka kujtuar momentin e vështirë, kur Peza i hoqi njerkën nga puna, në një kohë kur kujdesej në spital për të atin e Vejsiut.

Alketa i drejtohet Pezës duke i thënë se e ka prekur në plagën më të hidhur të jetës.

“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, “what comes around goes around”, “karma is a bitch!” Sot, është një ditë shumë e gëzuar për mua. Mijëra të tjerëve që u ke hequr bukën, të paktën Zoti u dha të drejtë! Ç’fitove? Apo ajo xhaketa me shamiçkën e shefit të kënaqi ca kohë që të prisje koka sipas qejfit.

Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty po! Do prehet edhe babai im tani në paqe se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtratin e vdekjes. Për ty gjë e vogël, për të tjerët e gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty! Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të gjithë të barabartë. 

Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde rrugë të mbarë!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE