Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente!
Apple po përgatitet për prezantimin e orës inteligjente të saj të ardhshme, ndoshta Apple Watch Series 10. Tani, kompania Cupertino po dërgon një anketë për disa përdorues të Apple Watch, duke pyetur për veçoritë e saj dhe gjithashtu duke kontrolluar nëse publiku po përdor një unazë inteligjente. Disa nga pyetjet u panë nga AppleInsider dhe këto pyetje iu dërguan pronarëve të pajisjeve.
Bëhet e ditur se anketa prek shumë fusha, duke përfshirë kategoritë e orëve, jetëgjatësinë e baterisë dhe sa mirë funksionojnë veçoritë ekzistuese shëndetësore në Apple Watch. Disa përdorues që kanë një Apple Watch të regjistruar e kanë marrë anketën në një email. Përfundimi i saj thuhet se zgjat rreth 10 minuta. Një pyetje ishte gjithashtu nëse përdoruesit përdornin ndonjë pajisje tjetër, si për shembull një unazë inteligjente.
Anketa përmbante pyetje në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë së Apple Watch. Kjo pasi jetëgjatësia e baterisë është një ankesë e vazhdueshme nga përdoruesit. Kompania Cupertino pyeti edhe se sa shpesh përdoruesit e karikojnë orën, sa të kënaqur janë me jetëgjatësinë e baterisë dhe nëse përdorin një karikues të shpejtë. Por, këto anketa nuk janë asgjë e re dhe Apple shpesh i përdor ato. Megjithatë, ato nuk japin sugjerime për produktet ose veçoritë e ardhshme. Ndryshe, Apple do të zbulojë orët e reja gjatë eventit të Apple “It’s Glowtime” më 9 shtator.
Apple njoftoi disa muaj më parë një veçori nga dy prej modeleve të Apple Watch në SHBA, ndërsa po përballet me një betejë ligjore mbi një mosmarrëveshje për leje mbi teknologjinë pas saj. Prodhuesi i iPhone, nxorri në treg modelet Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 pa funksionin e gjurmimit të oksigjenit në gjak. Kjo për faktin se, kompania e teknologjisë së monitorimit mjekësor, Masimo, e akuzoi gjigantin teknologjik për vjedhjen e oksimetrisë së pulsit.
Së fundmi, Gjykata e Apelit në SHBA, ka vendosur që të ndalojë shitjen e dy modeleve që përmbajnë këtë veçori. Në një deklaratë, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Masimo, Joe Kiani, tha se ky vendim i gjykatës pohon se edhe kompanitë më të mëdha duhet të respektojnë të drejtat e shpikësve amerikan dhe të merren me pasojat kur kapen duke shkelur ato të drejta.