Baby Lasagna i përlotur njofton fansat se macja e tij Stipe ka ngordhur!
Baby Lasagna aktualisht ndodhet në Poloni, ku mbajti koncerte në Varshavë dhe Wroclaw, dhe një koncert ishte jashtëzakonisht emocionues. Dikush nga publiku i hodhi një lodër si mace, të pranishmit thërrisnin “Marko, Marko” dhe ai zbuloi lajmin e hidhur se macja e tij e famshme, Stipe i kishte ngordhur.
“Kjo më bëri të qaja, ka ngordhur Stipe. Jo, seriozisht, Stipe, macja jonë e dashur ngordhi. Kur e pashë këtë, më bëri të qaja”-tha Marko Purisis, i njohur më mirë si Baby Lasagna. Kujtojmë se që nga lindja macja me një sy, Stipe është më e pëlqyera në Kroaci, por edhe në Evropë.
credits of the video:Facebook Group World of Baby Lasagna May Stipe rest in peace😔🖤 #babylasagna #stipe
Kjo mace ishte bërë edhe personazhi kryesor i librit me figura, për të cilin është shprehur interes nga e gjithë bota. Baby Lasagna këtë vit mori vëmendje me përfaqësimin e Kroacisë në Eurovision. Ai u rendit në vend të dytë, ku fitues u shpall Zvicra. AI fitoi 50,000 euro si çmim për pjesëmarrjen e tij në Eurovision 2024. Këngëtari ka vendosur që këtë shumë parash ta dhurojë për 2 spitale të qytetit të tij. Në një postim të bërë nga kroati në Instagram, ai shkruan:
Faleminderit qeverisë kroate, për çmimin prej 50,000 euro. Megjithatë, nuk mund t’i pranoj këto para. Mund të jap shumë arsye, por e para, më e rëndësishmja dhe më e mjaftueshme është se ka shumë njerëz dhe organizata të tjera që paratë do t’i ndihmojnë shumë më tepër. Kërkoj nga z. Plenkovic që të dhurojë 25.000 euro për Departamentin e Onkologjisë dhe Hematologjisë Pediatrike të Spitalit “Mladen Cepulic” në emrin tim dhe në emër të qeverisë kroate. Përveç kësaj, 25.000 të mbetura do t’i dhuroj Departamentit të Hematologjisë Pediatrike, Onkologjisë dhe Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në spitalin “Kbc Zagreb”. Faleminderit!