Bëri tatuazh emrin e Donald Trump në ballë, 21-vjeçarja tashmë kërkon fonde për ta hequr!
Një mbështetëse e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e cila tërhoqi vëmendjen e botës pasi bëri tatuazh mbiemrin e ish-presidentit në ballin e saj, tani po kërkon fonde për ta hequr atë. Dedikimi i Rain Monroe për kandidatin presidencial të Partisë Republikane shkaktoi bujë muajin e kaluar, por tani, 21-vjeçarja ka treguar se dëshiron ta largojë tatuazhin.
Në një seri postimesh në rrjete sociale, Monroe u fotografua duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: ‘Më duhen para për heqjen e tatuazheve’. Dhe me emrin e Trump-it ende të dukshëm në ballin e saj, ajo u filmua nëpër Londër duke u kërkuar të huajve para. Rain është shprehur:
Urrejtja nga njerëzit më ka prekur. Unë po mbledh para që të mund ta heq tatuazhin. Mund të kushtojë deri në 5,000 dollarë.
Nga ana tjetër ka pasur dhe komente që i luteshin që ajo të vazhdonte ta mbante:
Mos e hiq! Tatuazhi më i mirë ndonjëherë.
Mbaje! Ti je një legjendë tani.