Paralajmërimi i “Copernicus” për verën e nxehtë të këtij viti!

vovalbania September 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paralajmërimi i “Copernicus” për verën e nxehtë të këtij viti!

“Vera në hemisferës veriore e vitit 2024 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”. Ishte kjo deklarata më e fundit e Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, ose ndryshe shërbimi evropian i klimës, e cila shpjegon se rekordi i temperaturave iu përket muajve qershor dhe gusht.

“Ngjarjet ekstreme të lidhura me temperaturat e larta do të bëhen më intensive, me pasoja edhe më shkatërruese për njerëzit dhe planetin. Nëse nuk marrim masa urgjente për të reduktuar emetimet,”-paralajmëroi ekspertja. Në 12 muajt e fundit temperatura mesatare globale është rritur 0,76 gradë mbi mesataren me periudhën 1991-2020 dhe 1,64 gradë mbi mesataren krahasuar me atë para-industriale 1850-1900.

Korriku i këtij viti ishte edhe muaji më i nxehtë në histori, por edhe muaji i dytë më i nxehtë në nivel global me një temperaturë mesatare të ajrit prej 16,91 gradë Celsius, rreth 0,68 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 1991-2020 për korrikun dhe vetëm 0,04 gradë Celsius më pak se maksimumi i mëparshëm i regjistruar në 2023.

Korriku i këtij viti ishte i dyti më i nxehtë në histori dhe rezulton vetëm pak më i freskët se i njëjti muaj i vitit 2023, sipas një raporti të publikuar nga monitoruesi i klimës i Bashkimit Europian, Copernicus. Këtë korrik, temperatura mesatare globale ishte 16,91 gradë Celsius, apo 0,04 gradë më e ulët se temperatura mesatare në korrik të vitit 2023, që konsiderohet muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Deri në qershor, temperaturat mesatare mujore kishin thyer rekorde çdo muaj që nga maji i vitit që shkoi. “Seria e muajve që thyejnë rekorde u ndërpre, por vetëm për pak”, thotë zëvendësdrejtoresha e Shërbimit për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, Samantha Burgess.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE