Për lehtësimin e prostatës, efektet e forta të farave të kungullit!

vovalbania September 06, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Për lehtësimin e prostatës, efektet e forta të farave të kungullit!

Farat e kungullit janë të mbushura me ushqyes të rëndësishëm. Ato janë të vogla por të plotfuqishme për organizmin
Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga prostata sa vjen dhe rritet me ritme të shpejta. Rreth 100,000 meshkuj kryesisht të moshuar në vendin tonë vuajnë nga prostata. Por të dhënat që disponon AgroWeb.org tregojnë se kjo sëmundje së fundmi po diagnostikohet edhe tek të rinjtë.

Mungesa e informacionit të duhur mbi kujdesin që duhet treguar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që zhvillohet tek meshkujt është e vakët. Por masat që duhen marrë sidomos përmes kontrollit ushqimor janë jetike në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Ndaj dhe nëse përballeni me simptomat e prostatës, është koha t’u hidhni një sy ushqimeve që konsumoni. Ndoshta lidhja mes simptomave të prostatës së zmadhuar dhe ushqimit është diçka që nuk ju shkon ndër mend, por gjithçka që konsumoni ka ndikim në organizmin tuaj.

Farat e kungullit janë të rekomandueshme për meshkujt që vuajnë nga prostata ose nga hiperplazia beninje e prostatës. Vlerat shëndetsore janë të mëdha dhe përfshijnë aftësinë për të garantuar një gjumë të qetë apo një zemër të shëndetshme.

Studimet shkencore kanë treguar se këto fara janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e prostatës ndaj rekomandohen si një ushqim i shpejtë për meshkujt. Farat e kungullit mund t’i konsumoni të gjalla, të pjekura ose në formën e vajit, që ruan të gjitha vlerat të cilat plotësojnë nevojat e meshkujve që vuajnë nga prostata.

Konkluzionet e studimeve mbi prostatën
Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org tregojnë se vaji i farave të kungullit, vajit të tyre dhe të një palme të njohur si Saw Palmetto përmirësojnë simptomat e HBP-së. Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se vaji i farave të kungullit dhe i palmës së lartpërmendur janë një kurë alternative e sigurt dhe efikase për HBP-në.

Një studim i mëhershëm zbuloi se vaji i farave të kungullit mund të bllokojë zmadhimin e prostatës. Studimi në fjalë kreu një studim tek brejtësit të cilëve iu injektua një sasi e caktuar testosteroni dhe një ilaç bllokues i njohur si Prazosinë. Testosteroni mendohet të luajë një rol kryesor në shfaqjen e HBP-së, ndonëse nuk është e qartë se përse ndodh kjo.

Zinku ka një rol të veçantë për funksionin normal të prostatës. Në të vërtetë, një prostatë në përmasat normale akumulon nivelet më të larta të zinkut në organizëm. Të dhënat e një studimi të vitit 2011 treguan se indet malinje të prostatës tek meshkujt që vuajnë nga HBP-ja përmbajnë më pak zink se indet e një prostate të përmasave normale. Studimi nxori në pah nivelet në rritje të nxjerrjes së zinkut nëpërmjet urinës.

Farat e kungullit janë të pasura me zink.
Një filxhan me fara plotëson pothuajse gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të zinkut. Pavarësisht këtyre gjetjeve, studime të tjera janë të nevojshme për të konfirmuar lidhjen e fortë mes zinkut tek farat e kungullit dhe shëndetit të prostatës. Megjithatë, këshillohet që ngrënia e farave të kungullit disa herë në javë mund të mbajë treguesit e zinkut në organizëm në nivele normale.

Farat e kungullit dhe regjimi ushqimor

Deri më tani nuk ka një dozë standarde të rekomanduar për konsumin e farave të kungullit në trajtimin e prostatës. Disa mjekë rekomandojnë një grusht ose disa me fara në ditë për të përfituar vlerat optimale shëndetsore. Farat e kungullit mund t’i gjeni në paketime të ndryshme në shumë prej dyqaneve të produkteve organike. Synoni të blini farat organike të rritura pa pesticide sintetike.

Rreziqet dhe Paralajmërimet
Farat e kungullit janë të pasura me fibër. Një filxhan përmban 12 gramë fibër. Nëse konsumoni shumë prej tyre mund të përjetoni gazra dhe fryrje në stomak. Fibra ndihmon jashtëqitjen dhe parandalon konstipacionin, por nëse hani shumë fara në të njëjtën kohë, atëherë do të vuani prej tij. Farat e kungullit përmbajnë shumë kalori dhe yndyrna. Një filxhan me fara përmban 285 kalori dhe 12 gramë yndyrna.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE