Aksident me vdekje në Elbasan, shkaktari në kërkim policor!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në Elbasan, shkaktari në kërkim policor!

U largua nga vend-ngjarja pasi mbrëmë shkaktoi një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu në Elbasan, një 55-vjeçar shpallet në kërkim nga policia. Makina e drejtuar prej tij u përplas me një automjet tjetër në aksin Elbasan-Librazhd dhe me motorin ku udhëtonte viktima i moshës 24-vjeç.

Në njoftimin zyrtar thuhet se specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin të cilit i jepen inicialet N.B, banues në Elbasan. Vijon me intensitet puna e uniformave blu për kapjen e tij.

Njoftimi zyrtar:

Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N.B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E.L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H.S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H.S.

Përdorimi i substancave narkotike e alkoolit ka rritur më shumë numrin e aksidenteve rrugore në vend, 13 në ditë nga 11 që ishin. Prej fillimit të vitit në janar janë shënuar 3 mijë e 176 ose 311 më tepër se 8 mujori i parë i 2023-shit. Janë tre muajt e verës që mbajnë një rekord e kjo dhe për shkak të shtimit të lëvizjes e numrit të automjeteve që kryesisht iu drejtohen plazheve apo të tjerave zonave turistike në vendin tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE