Atentat në Shkodër, shpëton shënjestra, boksieri i njohur Arjon Kajoshi!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentat në Shkodër, shpëton shënjestra, boksieri i njohur Arjon Kajoshi!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, u qëllua ndaj një makine në lëvizje. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ngjarja ndodhi sot rreth mesdite në lagjen “Partizani” të qytetit verior. Në shënjestër ishte makina tip “Range Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në hyrje e dalje të Shkodrës, si dhe në zonën ku u zbrazën të paktën dy plumba.

Njoftimi zyrtar i Policisë Shkodër:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ende jo zyrtarisht thuhet se personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me “Range Rover” ishte Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit, pronarit me letra të makinës. Menjëherë pas të shtënave, shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar në këmbë. Por, nuk u përjashtua as mundësia që në timon të ketë qenë djali tjetër i Sokolit, Arlindi, person i shpallur në kërkim policor.

Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me motive hakmarrjeje për dhunën fizike me mjete të forta të 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, para tre muajve. Më 4 qershor të këtij viti, policia zbardhi emrat e gjashtë autorëve të dyshuar të plagosjes e mes të shpallurve në kërkim rezultoi dhe Arlind Kajoshi, ky i fundit i marrë me sportin e hipizmit, ashtu si babai i tij.

Ndërkaq, vëllai i Arlindit, Arjon Kajoshi, djali tjetër i Sokol Kajoshit është rekordmen i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE