Diplomati Volker: Perëndimi forcon Vuçiçin teksa minon të tjerët në Ballkan!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diplomati Volker: Perëndimi forcon Vuçiçin teksa minon të tjerët në Ballkan!

“Vazhdimisht, ne themi se po përpiqemi që ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç pretendon se e do këtë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë, ndaj luan në të dyja anët”. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurt Volker, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.

Kjo është ajo që SHBA-të dhe Franca thonë se është politikë e tyre. Ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Nën drejtimin e Vuçiçit, ne kemi parë forcimin e nacionalizmit serb, si dhe përpjekje për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur [presidentin e Republikës Sërpska] Milorad Dodik e për të minuar Bosnjën e Hercegovinën.

Sipas diplomatit, Perëndimi është duke u angazhuar më shumë me presidentin serb, Aleksander Vuçiç teksa gradualisht po humbet Bosnjën eHercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë se për miqtë. Vuçiç nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të se duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Pra, Vuçiç është si Tito, ai luan me shumë karta. Tito ka luajtur kartën e Lindjes, Perëndimit, Lëvizjes së të Paangazhuarve. Vuçiç po luan me gjashtë apo shtatë karta që janë, nëse jo armiqësore, atëherë mjaft të kundërta… pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa në njërën anë e Kina dhe Rusia në anën tjetër. Për sa kohë mund ta vazhdojë Vuçiç këtë lojë?

Kurt Volker: Unë mendoj se Vuçiç nuk e ka një pikë përfundimtare në mendje. Për dikë në pozicionin e tij, është si të ngasësh një biçikletë. Ai duhet të vazhdojë kështu përgjithmonë. Dhe ky është një synim më vete, vetëm që të jesh në pushtet.

Radio Evropa e Lirë: Por, kjo vjen me shumë pasiguri dhe rrezik…

Kurt Volker: Po, nëse nuk jeni në pushtet, atëherë jeni të sigurt që nuk jeni në pushtet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE