“Më kërkoi seks”, spikerja fundos Alfred Pezën

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më kërkoi seks”, spikerja fundos Alfred Pezën

Alfred Peza, drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një vale skandalesh dhe denoncimesh të bëra ndaj tij.

Një nga akuzat më të rënda vjen nga spikerja e njohur Blerta Tafani, e cila ka depozituar një letër në Këshillin Drejtues të RTSH-së, duke e akuzuar Pezën për kërkesë të favoreve seksuale dhe ngacmime të vazhdueshme.

Në letrën e saj, Tafani tregon se prej më shumë se një viti është përballur me dhunë psikologjike dhe verbale nga ana e Pezës, i cili, sipas saj, ka ushtruar presion për largimin e saj nga puna. Sipas deklaratave të saj, Peza ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i imponuar takime jashtë institucionit, si dhe ka kryer një sërë telefonatash kërcënuese.

“Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem”,-shkruan Tafani në letër.

Ajo ka bërë thirrje që çështja të trajtohet me seriozitet dhe që drejtësia të vihet në vend, duke mos lejuar që ngacmimet e tilla të kalojnë pa pasoja.

Sipas burimeve pranë RTSH-së, kjo letër ka qenë një nga faktorët kyç që ka çuar në dorëheqjen e Pezës, ndërsa institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka konfirmuar marrjen e letrës nga Blerta Tafani dhe ka deklaruar se do të zhvillohet një mbledhje emergjente për të adresuar këto akuza të rënda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE