Nuk është Parisi/Sondazhi i fundit tregon destinacionin më të preferuar të çifteve!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është Parisi/Sondazhi i fundit tregon destinacionin më të preferuar të çifteve!

Parisi nuk është më qyteti i dashurisë, të paktën kështu thotë njē sondazh i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi 2 mijë amerikanë janë pyetur për destinacionin më romantik dhe shumica prej tyre (34%) janë përgjigjur për Maui në Hawaii. Por pavarësisht kësaj, ka ende shumë persona, rreth 33 % e të anketuarve që janë të mendimit se Parisi i ofron intimitetin që ata duan.

Rezultatet e anketës treguan gjithashtu se të preferuar janë edhe destinacionet piktoreske si Roma me 29% apo Santorini me 11 %. Të tjerët shikojnë vendet bregdetare dhe si Kankun, Meksikë (19%), Kosta Rika (13%) dhe Ishujt e Virgjër Britanikë (12%).

Njihuni me destinacionet më romantike për të vizituar me gjysmën tuaj më të mirë:

Maui, Hawaii – 34%

Paris, Francë – 33%

Romë, Itali – 29%

Venecia, Itali – 27%

Kankun, Meksikë – 19%

Toskana, Itali – 16%

Kosta Rika – 13%

Ndërkaq, po planifikoni muajin e mjaltit perfekt? Nga aventurat dashurore deri tek arratisjet e izoluara dhe mënyra më romantike e udhëtimit, në këtë link që do të klikoni do të gjeni përvojat më përrallore të muajit të mjaltit me të cilat patjetër do të bini në dashuri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE