Pagoi pornostarin, shtyhet vendimi i dënimit për Trump-in!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pagoi pornostarin, shtyhet vendimi i dënimit për Trump-in!

U shty për pas presidencialeve të nëntorit shpallja e aktgjykimit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin penal për blerjen e heshtjes së një ish-aktoreje të filmave për të rritur. Avokatët e Trump-it, kandidatit republikan, kanë përdorur disa manovra ligjore për ta shtyrë përtej 18 shtatorit, datës së planifikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara.

Në maj, Trump u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për të 34 akuzat me të cilat përballej për falsifikimin e bilanceve të kompanisë në pronësi duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dënohet për një vepër penale.

Në vendimin e tij, gjykatësi Juan Merchan vuri në dukje se rasti kërkon “që seanca për dhënien e dënimit të jetë plotësisht e përqendruar në aktgjykimin e jurisë”. Trump mund të dënohet deri me katër vjet burg, por fjalën e fundit e ka Merchan, i cili mund ta gjobisë, t’i japë lirim me kusht apo dënim të shkurtër me burg.

Siç dihet, vazhdimisht, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka mohuar çdo akuzë duke e cilësuar gjykimin ndaj tij, si të “turpshëm”. Donald Trump u shpall fajtor për falsifikimin e bilanceve të kompanisë që zotëron për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, me të cilën kishte patur marrëdhënie seksuale kur ka qenë i martuar me gruan aktuale Melania. Ai e pagoi që të mos i hapte probleme kur garoi e më pas fitoi presidencialet e 2016-ës përballë rivales demokrate Hillary Clinton.

Atij iu faturuan 34 akuza penale, përfshirë falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve e 11 çeqeve për të fshehur pagesën në vlerë 130 mijë dollarë ndaj Stormy Daniels-it që ajo të mos fliste publikisht në lidhje me pretendimet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump-in në vitin 2006.

Daniels synonte të fliste hapur për lidhjen e dyshuar seksuale me Donald Trump-in, një muaj para zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që do t’i kishte dëmtuar fushatën presidenciale të nominuarit republikan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE