Thuhet se kjo është arsyeja që solli krisje mes Heidit dhe Romeos
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, mes spekulimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Çifti, që u njoh dhe dashurua brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, kishte lënë përshtypjen e një lidhjeje të fortë dhe plot dashuri. Megjithatë, ngjarjet e fundit duket se kanë nxjerrë në pah disa probleme mes tyre.
Krisja mes çiftit u bë më e dukshme gjatë festës së 29-vjetorit të lindjes së Romeos dhe Donaldit, ku urimet nga miqtë dhe familjarët ishin të shumta.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi për Romeon, diçka që ngriti menjëherë dyshimet për një ftohje mes tyre.
E teksa aludimet vazhdojnë, burime për “Panorama” kanë theksuar ditën e sotme se kriza mes çiftit është reale dhe shkak për prishjen e raporteve mes tyre është rruga e ndryshme që kanë zgjedhur të ndjekin në jetën profesionale.
Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.
Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë në tetor, ku dhe do të shfaqet “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën.
Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi. Vendim ky i marrë edhe pas përplasjeve që ka pasur me produksionin e Top Media. Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen.
Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre. Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën.