Asambleja e Partisë Socialiste/ Reagimi i parë i Spiropalit si bashkëdrejtuese politike e PS në Tiranë: Shkodra do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë!

vovalbania September 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asambleja e Partisë Socialiste/ Reagimi i parë i Spiropalit si bashkëdrejtuese politike e PS në Tiranë: Shkodra do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë!

Me emra te rinj, Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 2025 me drejtues të rinj politikë për qarqet.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë, kryesocialisti Edi Rama ka deleguar emra të rinj për punën drejt zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme.

Për Tiranën, drejtimi politik i fushatës i është besuar Elisa Spiropalit në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.
Në një postim në rrjetet e saj sociale Spiropali shprehet se është e nderuar për marrjen e detyrës së drejtimit politik në qarkun e Tiranës ku dhe këtë herë, objektivi do të jetë fitorja.

“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.

E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!

Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat”, shkruan Spiropali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE