Blinken drejt Londrës me Gazën dhe Ukrainën në agjendë!
Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Londër javën e ardhshme për të diskutuar Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.
Vizita e Sekretarit të Shtetit në Britani të hënën dhe të martën do të jetë më e rëndësishmja e një zyrtari amerikan që kur partia Laburiste e Keir Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.
Blinken, nënvizon një shënim nga zëdhënësi Matthew Miller, “do të përsërisë rëndësinë e marrëdhënies sonë të veçantë” dhe do të diskutojë përpjekjet tona kolektive për të mbështetur Ukrainën”.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se kryeministri Starmer do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten e ardhshme, më 13 shtator.
Që nga marrja e detyrës, kryeministri britanik ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit dhe ka njoftuar pezullimin e disa dërgesave të armëve, duke përmendur rrezikun që ato mund të përdoren për të shkelur ligjin humanitar.