“Kam qenë në lidhje prej disa muajsh” Klea Prenga rrëfehet për herë të parë

vovalbania September 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U dhunua brutalisht nga motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga

Sot, Klea Prenga ka bërë një reagim zyrtar lidhur me incidentin e dhunshëm që ka pësuar, duke sqaruar publikisht pozicionin e saj dhe të vërtetën pas akuzave të bëra nga motrat Berisha.

Incidenti ndodhi pas pretendimeve se Klea kishte ndërhyrë në një familje, duke shkaktuar ndarjen e një çifti, akuza të cilat ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht.

Ajo thekson se lidhja e saj nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në marrëdhënien e mëparshme të ish-partnerit të saj, duke nënvizuar faktin se ajo nuk ka qenë asnjëherë shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie,” sqaroi ajo.

Deklarata e plotë:

“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE