Një biletë udhëtimi të përjetshme/E porsalindura në bordin e avionit merr dhuratën e pazakontë nga…
Mund të duhet e habitshme por linja ajrore e njohur EgyptAir së fundmi nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se i ka dhuruar një biletë udhëtimi falas për gjatë gjithë jetës një foshnjeje të porsalindur që erdhi në jetë në bordin e një prej avionëve të saj gjatë një fluturimi.
Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi gjatë fluturimit MS887, i drejtuar nga një Boeing 737-800, i cili ishte në rrugë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kajros në Aeroportin Ndërkombëtar Douala në Kamerun. Një pasagjere nga Kameruni filloi lindjen në mes të fluturimit dhe me ndihmën e ekuipazhit të kabinës së EgyptAir, solli në jetë me sukses fëmijën e saj në një lartësi prej 10 km.
Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi i kabinës dha ndihmën e parë të shpejtë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin e saj. Duke marrë parasysh nevojën për kujdes të mëtejshëm mjekësor, fluturimi bëri një ulje urgjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në Libinë jugore. EgyptAir u koordinua me autoritetet libiane për të siguruar transferimin e sigurt të nënës dhe fëmijës në Spitalin Kufra për kujdes të vazhdueshëm.
Pas konfirmimit se shëndeti i nënës dhe fëmijës së saj ishte mirë, fluturimi i EgyptAir rifilloi udhëtimin e tij drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Douala, duke përfunduar misionin e tij me të gjithë pasagjerët në bord.
Gjesti i EgyptAir për të ofruar një biletë udhëtimi të përjetshëm për të porsalindurin është vlerësuar gjerësisht si një gjest bujar dhe simbolik, duke festuar një jetë që filloi në qiell.