Rama jep lajmin e mirë: Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues!
vovalbania
September 08, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri shkollor, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit.
Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues.
“Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
Nesër, në të gjithë territorin e vendit, nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar.