Ka një metodë efikase se si të organizoni çdo ambient në shtëpinë tuaj…

vovalbania September 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka një metodë efikase se si të organizoni çdo ambient në shtëpinë tuaj…

Kur jeni duke u rraskapitur për të organizuar si duhet gjithçka në shtëpi, nga veshjet, këpucët, dollapët e plot ambiente të tjera, për t’u siguruar që po i bëni si duhet gjërat bëni mirë që të konsideroni disa metoda organizimi që qarkullojnë së fundmi. Këtu hyn në lojë “metoda e kaosit”.

Kim Jones është një organizatore profsioniste dhe ajo e përshkruan këtë metodë si një nga më funksionalet. Ideja është që rrëmuja apo zbrazja e të gjitha rafteve dhe sirtarëve për të parë gjithçka që keni është një ide e mirë për të kategorizuar apo grupuar çdo artikull sipas vlerës dhe funksionit.

Me pak fjalë, riorganizimi i çdo gjëje nga fillimi është thelbi i kësaj metode. Sipas ekspertes Jones, si fillim zgjidhni një hapësirë të vogël të shtëpisë që mund të jetë dollap, sirtar, një raft apo dhomë e vogël. Zbrazni plotësisht çdo kënd të këtyre vendeve dhe vendosni gjithçka në qendër të dhomës.

Pasi të keni grumbullin e madh para syve, nisni me sistemimin, nga veshjet, këpucët, aksesorët etj. Organizimi i gjërave të vogla çon drejt kategorive më të mëdha duke bërë që të vendosni në mënyrë logjike dhe ekonomike çdo gjë sipas hapësirës që keni në dispozicion, por edhe funksionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64103 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE