Apple prezanton iPhone 16, i pajisur me Inteligjencë Artificiale!
Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe telefonëve të rinj, pritjes i erdhi fundit. Kompania e njohur Apple ka hedhur në treg iPhone 16, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij. Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma.
Sipas kompanisë Apple, celularët e rinj janë më të hollë, kanë një bateri që reziston më shumë, si dhe vijnë në 4 ngjyra të ndryshme. iPhone 16 i ri do të fillojë nga 799 dollarë, iPhone 16 Plus nga 899 dollarë dhe çmimi më i lartë arrin në 1599 dollarë. Telefoni i ri, përmes Inteligjencë Artificiale do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacion për gjërat rreth tyre vetëm duke drejtuar kamerën.
Kështu, një përdorues mund ta drejtojë kamerën drejt një restoranti dhe iPhone 16 do të nxjerrë informacione si komentet, menunë dhe mënyrën se si të bëni një rezervim. Apple është një mjeshtër në krijimin e mjaftueshëm dallimeve midis modeleve iPhone Pro dhe jo-Pro. Seria Pro zakonisht përmban një procesor më të mirë aplikacioni (AP), sistem më të mirë të kamerës, një ekran ProMotion me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz, më shumë RAM, opsione shtesë të ruajtjes dhe korniza më të holla.
Këtë vit, Apple po u jep katër varianteve të iPhone 16 nga 8 GB RAM. Bëhet e ditur se kjo po bëhet vetëm për t’u siguruar që të gjitha modelet e reja mbështesin Apple Intelligence, e cila ka nevojë për një minimum prej 8 GB RAM për të punuar. Ndërkohë, vitin e ardhshëm modelet e iPhone 17 Pro thuhet se do të pajisen me 12 GB RAM.
Sipas analistit të Haitong Securities, Jeff Pu, të katër modelet e iPhone 17 që do të dalin në vitin 2025 do të kenë një kamerë të përmirësuar të përparme. Gjithashtu, versioni 17 i iPhone thuhet se do të ketë një sensor imazhi 24 megapikselë