Ish-manjati kanadez i modës u dënua me 11 vjet burg për sulm seksual ndaj katër grave?
Ish-manjati i modës, Peter Nygard, është dënuar me 11 vjet burg për sulm seksual ndaj katër grave në një gjykatë në Toronto. Gjykatësi Robert Goldstein e cilësoi 83-vjeçarin si një “grabitqar seksual” dhe theksoi se një nga viktimat ishte vetëm 16 vjeç në kohën e sulmeve.
Nygard, i cili ndodhet në një karrige me rrota, nuk iu drejtua gjykatës kur iu dha mundësia. Ai është shpallur fajtor për katër akuza të sulmit seksual, ndërsa u lirua nga akuza e pestë dhe një akuzë e izolimit me forcë. Ai përballet gjithashtu me akuza të tjera për sulme seksuale dhe trafikim në Montreal, Winnipeg dhe SHBA.
Avokati i Nygard kërkoi një dënim prej gjashtë vjetësh për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore të klientit, ndërsa Prokuroria kërkoi 15 vjet. Gjykatësi e refuzoi kërkesën për një dënim më të shkurtër, duke argumentuar se Nygard ka marrë trajtim të veçantë për shëndetin e tij dhe se mosha e tij nuk është një arsye e mjaftueshme për të ulur dënimin.
Nygard kishte themeluar Nygard International, një kompani të modës që më pas shpalli falimentimin pas bastisjeve të FBI në 2020. Ai u arrestua për herë të parë në Winnipeg dhe aktualisht përballet me akuza në SHBA dhe Kanada.