Partnerja e ish-banorit të BBV mes tyre, njihuni me velinat e “Fiks Fare”
Dori dhe Luisa janë dy velinat e reja të “Fiks fare”. Dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Julin dhe Xhemin.
Këtë vit, “Fiks Fare” vjen plot risi, si në moderim, ashtu edhe në kërcim. Dyshes mjaft të dashur për publikun, Juli dhe Xhemit i bashkohen edhe dy velina te reja.
Bjondja Dori Staka dhe brunia “caliente” Luisa Alexis Calderon Paez, që vjen nga Spanja . Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e show bizit shqiptar e atij ndërkombëtar.
Dori është e profilizuar në disiplinën e street jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata. Ajo është edhe partnerja e ish-konkurrentit të Big Brother Vip si dhe koreografit të njohur, Albi Nako.
Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në Moma Academy Milano. Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax. Mbetet për t’u përmendur puna e saj si balerinë me Laura Pausinin , Sffera, Fred de Palma, Gypsy Kings etj.
Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.
Këtë sezon televiziv iu bashkua shtëpisë së madhe të Top Channel për të qenë velinë e emisionit investigativ Fiks Fare.