Pas takimit me Lajçak, Vuçiç paralajmëron: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme…

vovalbania September 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas takimit me Lajçak, Vuçiç paralajmëron: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të dalë me përgjigje me “masa serioze” në 72 orët e ardhshme. Deklarata e tij u bë pas takimit që ka pasur të martën me të dërguarin  e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiç u shpreh se do t’i adresohet popullit serb për kërkesat e Serbisë, siç tha ai, pas “sulmeve brutale mbi popullatën serbe, në veri të Kosovës”.

“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për ‘Kosovën e Metohinë’, fillimisht me Miroslav Lajçak dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut…Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Presidenti Vuçiç ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “se nuk po i përmbush ato që i kërkon Serbia”.

“…Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe”, ka theksuar ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE