Romanca e re pas ndarjes nga Sara, partnerja e Ledri Vulës shoqe me Dafina Zeqirin

vovalbania September 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romanca e re pas ndarjes nga Sara, partnerja e Ledri Vulës shoqe me Dafina Zeqirin

Prej kohësh aludohej se reperi kosovar, Ledri Vula ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë aludimet morën fund ditën e djeshme pasi një foto u bë publike ku shihej Vula me partneren e tij të re, Rina Zaiti.

Ky lajm vjen një vit pasi reperi dhe blogerja Sara Hoxha i dhanë fund lidhjes së tyre. Ish-çifti kanë edhe një fëmijë bashkë, Poem Blu.

E teksa Ledri po shijon romancën me Rina Zaitin, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Partnerja e Ledrit, Rina është shoqe mjaft e afërt me ish-in e reperit, Dafina Zeqirin.

Nuk dihet nëse ka qenë Dafina ajo që e ka njohur çiftin me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë raporte mjaft të mira bashkë, pavarësisht lidhjes së dikurshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE