Arrestimet në Mitrovicën e Veriut, serbët gati për protestë!

vovalbania September 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimet në Mitrovicën e Veriut, serbët gati për protestë!

Me pankarta në duar ku shkruhej “Lironi fëmijët tanë” dhe “Policia e Kurtilandit”, qindra pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuar përpara stacionit të policisë në Mitrovicën e Veriut në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të katër të rinjve serbë një ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Aktivistë serbë dhe qytetarë të kësaj pjese të Mitrovicës pretendojnë se të rinjtë janë rrahur nga efektivët.

Policia e Kosovës këmbëngul nga ana e saj se të rinjtë në fakt kanë sulmuar dy policë, dhe se gjatë arrestimit është përdorur forcë minimale për t’ua vënë prangat.  I pranishëm në tubim ishte edhe anëtari i partisë Demokracia Serbe, i cili pretendon se Policia e Kosovës po përdor forcë të tepruar.

Për arrestimin e të rinjve reagoi edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, e cila doli me pretendimin se  “brutaliteti i Policisë së Kosovës ndaj serbëve, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, është bërë përditshmëri në veri të Kosovës”.

Ndaj ngjarjes ka reaguar edhe vetë Beogradi zyrtar që thotë dhe ai se të rinjtë janë rrahur, ndërsa nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë pretendon se ekziston një video e ruajtur që dëshmon sipas saj “torturën”.

Katër të rinjve të ndaluar sakaq në Mitrovicë të Veriut me shumicë serb për sulm ndaj një zyrtari, u dhënë masa e paraburgimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE