Kompania japoneze Panasonic nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike!

vovalbania September 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kompania japoneze Panasonic nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike!

Kompania japoneze e teknologjisë Panasonic njoftoi së fundmi se pas 37 vitesh nuk do të jetë më sponsor i Lojërave Olimpike. Deklarata nuk tregonte qartë arsyet e ndërprerjes së partneritetit, por kompania iu referua rishikimeve të vazhdueshme se si duhet të zhvillohet sponsorizimi. Panasonic është ndër të ashtuquajturit 15 sponsorët kryesorë të Lojërave Olimpike, duke përfshirë Anheuser-Busch InBev, Airbnb, Alibaba, Allianz, Atos, Bridgestone, Coca-Cola, Deloitte, Intel, Omega, Procter & Gamble (P&G), Samsung, Toyota dhe Visa.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) merr më shumë se dy miliardë dollarë nga sponsorët në një cikël katërvjeçar dhe pjesa e Panasonic nuk dihet. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo deklaroi gjatë disa muajve, duke iu referuar burimeve anonime të informuara, se kompania Toyota është e pakënaqur me mënyrën se si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i përdor paratë e sponsorizimit.

Sipas burimeve nga Toyota, paratë e marra nga IOC nuk u përdorën në mënyrë efektive për të mbështetur atletët dhe për të promovuar sportin. Për momentin, nuk është plotësisht e qartë nëse Toyota do të vazhdojë të jetë sponsor i Lojërave Olimpike. Rikujtojmë, se shefi Ekzekutiv (CEO) i Panasonic, Yuki Kusumi, në një konferencë për shtyp online tha dy vite më parë se do të zbatonte “pushim 3 ditë në javë”. Gjigandi japonez i elektronikës, njoftoi se do të kalojnë në një sistem pune katërditor. Duke theksuar se mbështesin rritjen e diversitetit në stilet e biznesit, Kusumi tha se mund t’u ofrojnë punonjësve të tyre mundësinë për të kryer punë shtesë, punë akademike dhe projekte vullnetare. “Ne kemi punonjës me karaktere dhe aftësi të ndryshme. Si kompani, ne kemi përgjegjësinë për të vendosur një ekuilibër midis jetës dhe punës”-tha Kusumi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE