Miss Libani martohet në Greqi, disa pamje nga ceremonia madhështore!
Miss Libani, Maya Reaidy, u martua me Fehmi Karagoula në një dasmë luksoze të mbajtur në Greqi. 29-vjeçarja zyrtarizoi gjatë fundjavës fejesën me nipin e themeluesit të gazetës An Nahar. Ceremonia u organizua në një hotel në rivierën e Athinës, ndërsa pasoi një pritje në OAKA.
Kjo është dasma fetare e çiftit, pasi të dy fillimisht u martuan në një martesë civile majin e kaluar në Londër. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa pamje nga ceremonia martesore, por edhe nga festa mbresëlënëse që pasoi në hapësirën e projektuar posaçërisht nën harkun e Calatravës, në hyrje të OAKA-s. Muzika e mbrëmjes u mbajt nga një orkestër, me interpretues të ndryshëm që argëtuan qindra të ftuar.
Në mesin e të ftuarve ishin Marina Vernikou dhe Vicky Kaya, ku e para postoi foto të ngjashme në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shkruar: “Mbrëmë pata nderin absolut të marr pjesë në festën e bukur të dasmës së Maya Reidy dhe Fehmi, djalit të një nga miqtë e mi më të dashur, Karim. Atmosfera ishte magjike – nga vendi që të lë pa frymë tek dashuria e pafund që mbushi ajrin. Ishte vërtet një festë e paharrueshme e dashurisë, familjes dhe miqësisë. I uroj çiftit një jetë të lumtur, të qeshura dhe dashuri pafund. Qoftë ky fillimi i shumë aventurave të mrekullueshme së bashku!”.