Mori fund zyrtarisht, Joe Jonas dhe Sophie Turner finalizojnë divorcin e tyre pas betejës së ashpër 1-vjeçare!

vovalbania September 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mori fund zyrtarisht, Joe Jonas dhe Sophie Turner finalizojnë divorcin e tyre pas betejës së ashpër 1-vjeçare!

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë finalizuar divorcin e tyre pas një beteje të ashpër njëvjeçare. Dyshja së fundmi arritën një marrëveshje divorci, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, të cilat janë nënshkruar nga një gjykatës.

Të dhënat janë konfidenciale, por më herët ishte raportuar se Sophie dhe Joe u përpoqën të hartonin një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhe ndarjen e pasurive në ndërmjetësim. Këngëtari dhe aktorja u martuan në vitin 2019 dhe janë prindër të dy vajzave, Willa katër vjeçe dhe Delphine dy vjeçe. Pas muajsh thashetheme për ndarje, Joe paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie në shtator të vitit 2023 dhe beteja e tyre për kujdestarinë dhe paratë u bë krye-temë në mbarë botën.

Këngëtari Joe Jonas është duke punuar aktualisht në albumin e tij të ri, “Music for People Who Believe in Love”, por ka vendosur të mos përfshijë këngë që lidhen me martesën e tij të mëparshme me aktoren Sophie Turner. Në një intervistë, Jonas shpjegoi se krijimi i albumit ka qenë një lloj procesi terapeutik për të. “Kam kaluar përmes një procesi ndonjëherë të frikshëm, por edhe çlirues,” tha ai, duke shtuar se nuk dëshiron të sulmojë askënd me muzikën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE