Zbardhet skema e mashtrimit! Përfitoi 30 milionë lekë nga një subjekt privat, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

vovalbania September 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet skema e mashtrimit! Përfitoi 30 milionë lekë nga një subjekt privat, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Një skemë mashtrimi është zbardhur në Lezhë, ku në pranga ka rënë një 57-vjeçar.

Me iniciale R. M., ai përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Sipas policisë ka edhe të përfshirë të tjerë në këtë skemë mashtrimi, por që nuk dihet ende identiteti i tyre. Ata kanë komunikuar me 57-vjeçarin përmes një aplikacioni të quajtur “Signal”.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë”, thuhet nw njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE