BE-ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën!

vovalbania September 12, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën!

Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë kundër disa dhjetëra të dyshuarve për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit vitin e kaluar. Kështu tha sot zëdhënësi i Bllokut, Peter Stano, i cili theksoi se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic kosovar do të përballen me pasoja pasi gjyqësori në Kosovë ta shpallë aktvendimin ndaj tyre.

BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që të gjithë të përfshirët në këtë sulm brutal të nxirren para drejtësisë. Ngritja e aktakuzës do të thotë se procedurat gjyqësore tash do të nisin dhe ne presim të shohim përfundimin e këtij procesi.

I pyetur se a ka qenë Banjska temë e takimit që ambasadorit të BE-së në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, Stano u përgjigj BE-ja ia ka përcjellë Serbisë vazhdimisht porosinë se duhet të bashkëpunojë plotësisht në hetime për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për këtë sulm.

Nuk kemi nevojë për takime të veçanta që të përcjellim qëndrimet e BE-së. Ato dihen dhe janë përsëritur disa herë. Presim që Serbia të bashkëpunojë në hetime për këtë rast dhe, po ashtu, t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë. Këtë ua kemi përcjellë disa herë autoriteteve të Serbisë.

Sipas burimeve diplomatike brenda BE-së, ka shtete të cilat kanë kritikuar Serbinë se nuk ka bërë asgjë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, edhe pse ata ndodhen në territorin e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentoi aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë, duke theksuar se duhej të ngrihej më herët, si dhe nënvizoi se “më mirë vonë se kurrë”. Kurti u shpreh se insistojnë për dorëzimin e Milan Radoiçiçit te autoritetet e Kosovës. Ish-politikani serb mori përsipër organizimin e sulmit të vitit të kaluar në veri e që i mori jetën një efektivi të policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, ku theksoi se duhej të ngrihej më herët, si dhe nënvizoi se “më mirë vonë se kurrë”. Shefi i ekzekutivit u shpreh se insistojnë për dorëzimin e Milan Radoiçiçit te autoritetet e Kosovës. Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, dje komentoi këtë aktakuzë dhe u shpreh në të njëjtën linjë si Kurti duke përdorur shprehjen “më mirë vonë se kurrë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi dje se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave e në mesin e tyre është dhe Milan Radoiçiç për sulmin e armatosur në Banjskë vitin e kaluar. Sipas prokurorit të çështjes, Naim Abazi, ata kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe larja e parave.

Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Prokurori Abazi nuk e përmendi përfshirjen e mundshme të shtetit serb në sulm, gjë që, më herët është veçuar  vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, edhe pse vetë Beogradi zyrtar e ka mohuar. Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer hetime në lidhje me rastin. Institucioni e ngarkon Radoiçiçin me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE