Bora Zemani së shpejti pjesë e një programi? Ku do ta shohim moderatoren?
Bora Zemani, një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, ka arritur të ndihmojë në transformimin e peizazhit të televizioneve shqiptare me karrierën e saj të suksesshme. Së fundmi ajo ka shkëlqyer në emisionin e saj të njohur “Cherry on Top”, një shoë që ka arritur të kapë vëmendjen e audiencës me përmbajtjen e tij inovative dhe argëtuese. Ky emision, i cili është shndërruar në një fenomen në mediat sociale, ofron një gamë të gjerë temash dhe përfshin intervista me figura publike, debate të nxehta dhe momente humoristike.
Tashmë ka nisur sezoni i ri televiziv dhe ende nuk e dimë se ku do ti shohim disa prej moderatorëve, shumë prej fansave janë kuriozë se ku do ta shohim këtë sezon Borën. E duket se moderatorja ka ndezuar pak kureshtjen e publikut, pas postimit të fundit në Instastory, ku shfaqen këmbët e saj në një dysheme me xixa dhe me një emoji për të na treguar se do të ketë surpriza.
Bora duket se ka bërë një ndryshim në ngjyrën e flokëve sërish e këtë herë duke anuar më shumë nga ngjyra bionde. Moderatorja ishte kthyer prej disa javësh tashmë në një ngjyrë të ëmbël kafe të lehtë, si në mjaltë, mesa duket vendosi t’i shtonte disa fije më të hapura që të japin ndjesinë e rërës së bregdetit, ku ajo duket e mrekullueshme.